12:45 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rindërtohet skema/ Si u vra duke kalëruar Arjan Ferracaku, dëshmitari largohet nga Shqipëria dhe kyç gojën (Video)

08:01 | 01/11/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rindërtohet skema/ Si u vra duke kalëruar Arjan Ferracaku, dëshmitari largohet nga Shqipëria dhe kyç gojën (Video)

Verën që lamë pas 6 vrasje tronditën qytetin verior të Shkodrës, pjesa kryesore e të cilave mbeten ende pa autorë dhe pa u zbardhur, edhe pse flitet për përplasje mes grupeve rivale.

Një prej vrasjeve është ajo e orës 13:50 e datës 1 Shtator 2018, ku u ekzekutua biznesmeni 31 – vjeçar Arjan Ferracaku.

Arjan Ferracaku, po kalëronte i shoqëruar nga disa miq të tij, mes të cilëve edhe Astmer Bilali, pjesë e grupit Bajri. Tre persona të armatosur, po i prisnin ata të fshehur pas shkurreve. Papritur në drejtim të Ferracakut qëllohet me breshëri.

Pas disa metrash, ai rrëzohet i vdekur, po ashtu, edhe kali i tij merr disa plumba. Autorët afrohen pranë trupit të pajetë, dhe për të qënë të sigurtë në këtë vrasje, e qëllojnë sërish në kokë dhe në gjoks.

Shumë shpejt u ngrit si pistë ajo e gjobëvënies, aktivitet që ushtrohet gjerësisht nga grupet kriminale në Shkodër. Për këtë pistë u kryen verifikime por, si gjithmonë, provat mungonin.

Mes 30 personave të shoqëruar në polici për këtë vrasje, ishin pjesëtarë të familjes Lici. Sipas informacioneve, Ferracakut i ishte marrë një mjet i blinduar në vitin 2015, nga një grup në qytet dhe nuk i ishte kthyr më, ngjarje për të cilën nuk ka pasur as denoncim. Po ashtu, është përfolur më parë për vendosje gjobash, por, sërish denoncimet mungojnë.

Kur pista e gjobëvënies dhe ajo e përfshirjes në veprimtari të jashtëligjshme u zbehën, hetuesit ngritën një të re. Arjan Ferracaku dyshohet se u vra gabimisht, pasi objektiv ishte miku që e shoqëronte gjatë kalërimit, Astmer Bilali. Ai është një ish-kampion boksi, ndërsa sot është i arrestuar bashkë me 10 pjesëtarët e tjerë të grupit “Bajri”.

Por, Top Story ngrin dyshime dhe pyetjet se nëse objektivi ishte Astmer Bilali, pse autorët e vrasjes së Ferracakut, u afruan dhe e goditën nga afër me plumb në kokë dhe në gjoks pavarësisht se ai nuk ishte objektivi i tyre?

Bilali dhe personat e tjerë që e shoqëronin viktimën kanë deklaruar se nuk kanë arritur t’i njohin ekzekutorët. Madje, njëri prej dëshmitarëve, nuk është parë më në Shkodër dhe mendohet se është larguar jashtë shtetit për të qenë i sigurt.


(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Fotot/ Kush është 33-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në Itali, nënë e dy djemve

Para

Aksident te Drejtoria e Policisë së Tiranës, një prej mjeteve përfundon mbi trotuar

Para
Aksident te Drejtoria e Policisë së Tiranës, një prej mjeteve përfundon mbi trotuar

Aksident te Drejtoria e Policisë së Tiranës, një prej mjeteve përfundon mbi trotuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti tragjik me pasojë vdekjen e një fëmijë, burg pa afat për ukrainasin

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hierarkia”

Tragjike në Deltën e Danubit – 4 viktima, mes tyre një fëmijë, pasi u përmbys një varkë me 14 persona në Tulcea

Marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, shpallet në kërkim 30-vjeçari. Procedim penal edhe për dy të mitur

Avokatët e Veliajt: Të shqetësuar, SPAK përpjekje që procedimin penal ta shndërrojë në gjyq publik

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kontroll në zyrat e kompanisë Soft & Solution në pronësi të Ermal Beqirit

Portugalia përballet me zjarre të shumta pyjore, mbi 1,700 zjarrfikës luftojnë me flakët

52 Vatra zjarri në 24 orët e fundit, dy ende aktive, katër në monitorim

I pandehur për tenderin 2.3 mln euro, Jonaid Myzyraj merret sërish në pyetje nga SPAK

Masakra në Manhattan me 5 viktima, dëshmitarët tregojnë momentet e tmerrit: Dritaret shpërthyen, u kthye gjithçka në një skenë kaosi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.