Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Aeroporti i Rinasit bën njoftimin e rëndësishëm: Për të fluturuar drejt Greqisë duhet të pajiseni me…

Të tjera probleme u shtohen shqiptarëve që duan të udhëtojnë për Greqi, për shkak të masave që ndryshojnë thuajse çdo ditë. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka bërë këtë njoftim:

“Aegean Airlines” njofton se duke filluar nga data 16 korrik 2020, të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt shtetit grek duhet të plotësojnë Formularin Elektronik të Gjurmës së Pasagjerit (e-PLF) i cili mund të merret 24 orë përpara udhëtimit.

Formularin e aplikimit e gjeni në faqen zyrtare të qeverisë greke https://travel.gov.gr. Pas plotësimit të formularit, do t’ju vijë nje email me kodin individual QR.

Do t’ju luteshim, të pajiseni patjetër me këtë kod, sepse ndryshe nuk do t’ju mundësohet fluturimi për në Greqi. Nga ky rregull, përjashtohen pasagjerët që kalojnë tranzit nga Greqia dhe kanë tjetër destinacion. Për çdo informacion të mëtejshëm ju lutem kontaktoni agjencitë turistike ose kompaninë ajrore Aegean Airlines,” përfundon Aeroporti i Rinasit.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *