Rina Balaj ka tërhequr vëmendjen e reperit me famë botërore, Tygës. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet e kuruar deri në detaje dhe reperi nuk i ka rezistuar dot.
Tyga i ka dërguar në mesazh privat foton e saj, shoqëruar me disa emoji të zjarrit. Këtij ngacmimi, Rina i ka kthyer një përgjigje epike.
“I dashuri im është shqiptar…”, i ka shkruar ajo, duke i nisur një video të Sin Boyt, i cili shfaqet duke hapur një gropë. “Do të gropos të gjallë”, dëgjohet të thotë i dashuri i Rinës në video.