Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetSportTe Gjitha

Rilind Chapecoense, transferon 20 futbollistë, vend të lirë në ekip për të mbijetuarit

Klubi Brazilian i futbollit Chapecoense, që humbi pothuajse të gjithë lojtarët e ekipit në një aksident ajror, do të transferojë rreth 20 futbollistë për sezonin e ri. Është e padiskutueshme që jeta vazhdon dhe aq më shumë për një sport si futbolli humbjet duhet të rikuperohen në kohë, pavarësisht tragjedisë mjaft të rëndë.

Ndërkohë dy numrat që mbanin dy lojtarët e vetëm të mbijetuar nga aksidenti do të ruhen me shpresën se një ditë të dy lojtarët do të rikthehen të luajnë sërish.

Qendërmbrojtësi Neto dhe mbrojtësi anësor Alan Ruschel mbijetuan, si edhe portieri Jackson Follman, që pati dëmtime të shumta në këmbë. Drejtori i klubit Rui Costa ka deklaruar se të tre futbollistët e mbijetuar kanë rol të rëndësishëm në këtë klub. “Askush nuk do të nbajë fanellat me numrat që mbanin Jackson Follman, Neto apo Alan Ruschel”, ka deklaruar Costa.

 “Më shumë se vetëm kontribut ndaj tyre, presim që Alan dhe Neto të kthehen dhe t’i bartin sërish. Follman fatkeqësisht nuk do të jetë në gjendje, por ai do të ketë hapësirën e tij këtu. Të vetmit që mund t’i bartin ata numra janë ata”. Costa ka shtuar se klubi do të transferojë 18-20 lojtarë para nisjes së sezonit të ri më 26 janar. “I kemi shikuar 90 lojtarë, e shkurtuam listën në 50 dhe tani në fund kishim një listë prej 38 lojtarëve, që e përgjysmuam në atë që kemi sot”, ka shtuar Costa. “Kemi një grup gati për pjesën prisezonale. Do të kemi rreth 25-27 lojtarë”. (E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.