Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Rikthimi i Berishës? Neritan Ceka: Drejtimin e PD-së duhet ta marrë kjo grua (EMRI)

ish-anëtar i Partisë Demokratike Neritan Ceka ka folur për situatën brenda Partisë Demokratike si dhe zërat që qarkullojnë për “rikthim të Berishës”, për të ringritur PD-në.

Ceka u shpreh në emisionin “Kjo javë” në “News24”, se do të ishte me e drejtë që në krye të kësaj force politike të zgjidhej deputetja Jorida Tabaku.

“Unë do them një model që duhet ndjekur, dhe kjo është znj.Tabaku. Pavarësisht se është në PD, nuk e kam për këtë, por është një model, dhe do të thoja se në vend që të vinte Berisha në krye të PD, pse s’merrni Tabakun? Ajo nuk është një politikane e re. Është e bukur, simpatike, a ku di unë, por nuk është e re në politikë. Ka përvojë. Nuk dua t’i them PD-së ja ku e keni lideren, por dua të them kategoria e demokratëve që mund të promovohen. Ka të tjerë që janë zhdukur nga skena. Bogdani për shembull. Në këtë sens e them. Që mos të thonë ky është fans i Tabakut, unë atë nuk e njoh. Tani është koha e një lideri i cili simbolizon shqiptarin që do të rrijë në Shqipëri, që do paqe, do qetësi, do familjen, familjar. Ky është modeli, nuk duam më heronj. Jemi 25 vite, dhe nëse nuk janë ngopur me heronj, do të meritojnë këtë fat që të lënë Shqipërinë”, tha ai. (B.H/Faxweb)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *