Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Rikthimi i Ben Blushit dhe VIDEO që nuk u transmetua kurrë

Ish-deputeti Ben Blushi  është rikthyer më së fundmi në mediat shqiptare, por jo me një fjalim të mbajtur ditët e fundit.

Ish-deputeti, njëkohësisht edhe kreu i LIBRA-s ka mbajtur një fjalim domethënës në Kosovë, në mars të 2017-ës, para zgjedhjeve, para se të krijonte partinë e tij. Kjo video dhe ky fjalim deri më sot  nuk është transmetuar në mediat shqiptare edhe pse kanë kaluar 7 muaj.

Intelektuali Ben Blushi mbajti një fjalim në Kosovë lidhur me mënyrën sesi shqiptarët, kudo që ndodhen, të konceptojnë një të ardhme të bazuar mbi zhvillimin e qëndrueshëm. Ky fjalim u mbajt në forumin e TedxAUK (i Universitetit Amerikan të Kosovës), i cili është pjesë e forumit të mirënjohur Tedx.

Çfarë tha Blushi në Kosovë?

“Besoj se secili prej nesh, secili prej jush lëviz midis pamundësisë për të ndryshuar të sotmen dhe mundësisë për të imagjinuar të nesërmen. Dhe ky është thelbi i qenies sonë. Ne mendojmë sot, për të jetuar nesër. Ne dyshojmë sot, për të siguruar nesër. Ne përpiqemi sot, për të fituar nesër. Ne duhet të guxojmë sot, për të ndryshuar nesër. Dhe për ta mbyllur me veten time dua t’i kthej përgjigje dilemës që parashtrova: Kur kam pasur unë mundësi të ndryshoj kahjen time? Vetëm ditën që kuptova se kam fuqi për të imagjinuar. Prandaj ju them të gjithëve, që e vetmja mundësi për të ndryshuar kahjen, është të imagjinoni të nesërmen. Kushdo që fiton aftësinë për të imagjinuar, apo për të ëndërruar, i bën shoqërisë sonë shërbimin më të madh që mund t’i bëjë! Se duke ëndërruar, çfarë ke bërë? Ke eliminuar një pesimist. Dhe kjo është ajo që unë bëj përditë. Përpiqem çdo ditë të jem një pesimist më pak!”, theksoi ndër të tjera Blushi gjatë fjalimit të tij të quajtur “Perceptimi i së ardhmes”. (J.V/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *