Që prej datës 9 Mars kur dhe u shfaqën rastet e para me Covid-19 në vendin tonë, në Dibër nuk u shënua asnjë i infektuar. Gjithsej në këtë hark kohor u bënë vetëm 9 tampon që rezoltuan negativ.
Por ditën e djeshme NJVKSH Dibër, dërgoi 2 tampon të marrë nga pacient të shtruar në spitalin rajonal të Peshkopisë.
Pacientët kishin shfaqur shenja të Covid-19 dhe për këtë u dërguan për analiza në ISHP dy tamponët të cilët kanë rezoltuar pozitiv.
Kjo ka bërë që NJVKSH të nisë hetimin epidemiologjik, ndërsa personeli i spitalit është në alarm, pasi kanë pasur kontakte me të dy pacientët, dhe ende nuk u janë bërë tamponet.
Kujtojmë se në 24 orët e fundit, fatkeqësisht, një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor”, njofton ministria.
Ndërkohë që 82 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 368 testime që janë kryer gjithsej, nga 45 që u regjistruan një ditë më parë. Prej më shumë se një muaji tashmë, rastet e reja me Covid 19 në vendin tonë, nuk po gjejnë ulje, ndërkohë që padyshim nuk mund të flasim për kurbë, në një kohë kur testimet që kryhen janë minimale. (E.K/Faxweb.al)