AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Rikthehet makthi i maskave, grabitet makina e kompanisë private pranë Kasharit

Makina e një kompanie security është grabitur paraditen e sotme në zonën e Kasharit në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se makina është grabitur me forcë, ndërsa brenda saj ndodheshin dy punonjës të kompanisë private të sigurimit.

Dyshimet janë se brenda saj të ketë pasur para, dhe kjo ka çuar në kërcënimin me armë të autorëve.

Në mjet dyshohet se nuk ka pasur vlera monetare, pasi është gjetur pak minuta më vonë, i braktisur në një rrugë dytësore.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 12:40, në afërsi të Qafë Kasharit, persona të paidentifikuar kanë marrë me forcë një automjet në pronësi të një firme private Security dhe me pas automjetin e kanë braktisur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe krehjen e zonēn ku u gjet mjeti i braktisur me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes

Ambasadorja amerikane Yuri Kim nis detyrën në Shqipëri. Me ardhjen e saj mendoni se do të ketë 'koka të prera' ndër politikanë dhe eksponentë të krimit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *