Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Rikthehet kárantina, ja shteti që izolon 200,000 banorë në zonat afër plazhit

Rajoni i Katalonjës në Spanjë e ka vendosur në izolim një zonë me rreth 200,000 banorë afër qytezës Lerida për shkak të rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit në atë pjesë. Ky vendim u mor në kohën kur në Spanjë kanë filluar pushimet verore dhe është lejuar hyrja e turistëve të huaj nga 12 shtete jashtë Bashkimit Evropian.

Spanja më 21 qershor i ka hapur kufijtë për banorët e shteteve që janë anëtare të Zonës Schengen dhe për Britaninë e Madhe.

“Kemi vendosur që ta mbyllim zonën Del Segria pasi të dhënat konfirmuan rritje të madhe të infeksioneve me Covid-19”, tha Quim Torra, president rajonal i Katalonjës, duke shtuar se askush nuk do të lejohet që të hyjë apo të dalë nga kjo zonë.

Ministrja rajonale e Shëndetësisë, Alba Verges, tha se do të ndalohen tubimet me më shumë se dhjetë persona dhe vizitat në shtëpitë për kujdesin ndaj të moshuarve.

Spanja është në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi në Evropë me mbi 28,000 víktima. Më shumë të vdékur se Spanja në Evropë kanë vetëm Britania e Madhe, Italia dhe Franca.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *