Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Rikthehen seancat plenare, zbardhen masat që do të merren për deputetët: Para se të hyjnë në sallë do t’iu matet temperatura

Ditën e djeshme është mbledhur Konferenca e Kryetarëve e cila miratoi programin e punës, kalendarin e punimeve të Kuvendit si dhe grafikun e zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve parlamentare me anë të mjeteve të komunikimit elektronik.

Në Konferencën e Kryetarëve u diskutua edhe koha e diskutimeve, në përfundim të së cilës, në mbështetje të nenit 48, pika 3 të Rregullores, u ra dakort sa vijon:

Koha totale 120 minuta

Referuar përbërjes politike të Kuvendit kjo kohë ndahet si më poshtë:

70 minuta koha në dispozicion të shumicës;

50 minuta koha në dispozicion të pakicës.

Koha e pakicës referuar grupeve parlamentare ndahet:

15 minuta për çdo grup parlamentar (3 grupe x 15 minuta = 45 minuta)

5 minuta në dispozicion të deputetëve jashtë grupeve parlamentare.

Bëhet me dije se po merren masat e nevojshme mbrojtëse të mëposhtme për deputetët dhe administratën në seancën plenare të datës 16 prill 2020, ora 10:00.

·       Në hyrje të Sallës së Seancave do të bëhet matja e temperaturës nga personeli mjekësore prezent ne sallë. Punonjësit e Administratës së Kuvendit do të pajisin deputetët me maska e doreza.

·       Në Sallën e Seancave do të jenë vetëm punonjësit e domosdoshëm të administratës të pajisur me maska dhe doreza.

·       Garda e Republikës do të jetë me numër të reduktur dhe të pajisur me maska dhe doreza.

·       Deputetët e pranishëm do të pozicionohen në sallë, llozhat anësore të katit të parë dhe katit të dytë si dhe galerinë e sipërme të sallës.

Seanca plenare do të transmetohet live nga TVSh e cila do të prodhojë sinjal për të gjitha televizionet.

Gjithashtu bëhet e ditur se mbledhjet e komisioneve parlamentare duke filluar nga java e ardhshme do të transmetohen drejtpërdrejtë on line në faqen zyrtare të Kuvendit në internet. Lidhur me këtë, Kryetari i Kuvendit në mbledhjen e Konferencës solli në vëmendjen e anëtarëve të Konferencës respektimin e rregullave të mëposhtme:

1-    Duhet të kihet kujdes e të ruhet etika në komunikim nga deputetët gjatë zhvillimit të mbledhjes online.

2-    Deputetët duhet të gjejnë një vend të përshtatshëm (sfondi) komunikimi gjatë zhvillimit të mbledhjes.

3-    Kryetari i komisionit ka të drejtë të përjashtojë nga mbledhja deputetin i cili nuk zbaton rregullat e mësipërme.

Dokumentacionin parlamentar për çështjet e planifikuara për seancën e datës 16 prill do ta merrni si gjithmonë me anë të postës elektronike.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *