KPK ka zbardhur për rikonfirmim në detyrë për Kostaq Belurin me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Sipas KPK-së, subjekti ka arritur të argumetojë burimin e pasurive duke shtuar më tejë se Beluri nuk kishte kontakte me persona të përfshirë në krim.
Subjekti i rivlerësimit, duke qenë kandidat për anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në bazë të nenit 279 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, u është nënshtruar procedurave të rivlerësimit me përparësi, duke u shortuar si subjekt me shortin e hedhur më datë 30.11.2017, në përputhje me “Rregulloren për procedurat e zhvillimit të shortit”, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Pas hedhjes së shortit, trupi gjykues administroi:
Raportin e vlerësimit të pasurisë sipas neneve 31- 33 tё ligjit nr. 84/2016 të hartuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (këtu e në vijim referuar “ILDKPKI”);
Raportin e vlerësimit të figurës sipas neneve 34 – 39 tё ligjit nr. 84/2016 nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (këtu e në vijim referuar “DSIK”);
Raportin e vlerësimit profesional sipas neneve 40 – 44 të ligjit nr. 84/2016 nga Prokuroria e Përgjithshme (këtu e në referim “PP”) të cilat rezultojnë të pastra” thuhet në vendim.
Kujtojmë se KPK e konfirmojë në detyrë Kostaq Belurin në 12 korrik.
(E.V/Faxweb.al)