22:30 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rikandidimi i Dakos në Durrës! Rama i del në mbrojtje por nuk e deklaron. Përmend edhe Niçen

19:42 | 29/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rikandidimi i Dakos në Durrës! Rama i del në mbrojtje por nuk e deklaron. Përmend edhe Niçen

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim pasditën e sotme në Durrës në kuadër të programit “Bashkia që Duam”, por pavarësisht se Vangush Dako shprehu dëshirën për një rikandidim, kreu socialist nuk deklaroi ndonjë konfirmim siç ka bërë në disa bashki të tjera të vendit si ajo e Tiranës dhe Fierit.

Kryeministri përmendi punën e Dakos në krye të bashkisë duke shprehur vlerësime të mëdha, por pavarësisht se foli gjerësisht për zgjedhjet e qershorit, ai nuk dha asnjë sinjal nëse Dako do të rikonfirmohet apo jo.

“Ne jemi duke u përgatitur për zgjedhjet e 30 qershorit, do shkojmë për ato shumë gjëra që duhet të bëjmë. Përpara 4 vitesh ju kemi thënë do zgjidhet problemi i kanalizimeve dhe do jetë drejt zgjidhjes furnizimi me ujë dhe kjo ka ndodhur”.

Pati një moment kur Rama i doli në mbrojtje kryebashkiakut aktual ndaj akuzave të opozitës se Dako ka bashkëpunuar me kriminelë për të vjedhur vota, duke kujtuar fitoret që Vangjush Dako ka marrë edhe kur në qeveri ka qenë Partia Demokratike.

Rama bëri edhe ironi herë pas here duke ju thënë të pranishmëve se nuk duhet të dëgjojnë opozitën sa ju përkety zgjedhjeve të parakohshme, duke  këmbëngulur se asgjë nuk i pëngon zgjedhjet e qershorit.

“Kështu që mos dëgjoni jo po do bëhen zgjedhje të parakohshme, jo po do shtyhen, jo po do vijnë ndërkombëtarët do thonë meqë po qan Luli jepi biberonin. I dhamë 15 biberonë para dy vitesh, ai prapë nuk rritet. Le të rrijë në rrugë dhe të forcohet të bëhet gati më 2021. Se dëgjova dhe këtë juristin Bylykbashin jo nuk hyjmë në zgjedhje: Ti mos hy se i humbur del prapë. Ne do i bëjmë zgjedhjet si me ata, si pa ata. Sa herë ju ka rraf Dako kur e kishit ju qeverinë? Na u bë Niçja si Pavarotti. Niçja ishte me ju, Niçja dhe shumë të tjerë po kjo nuk na shqetëson. Nuk është detyra jonë të rrisim opozitën. Vazhdojmë rrugën përpara për Durrësin që duam”, thja Rama.

Kujtojmë se emri  i Dakos u përmend në përgjimet e Prokurorisë, në investigimin e Zërit të Amerikës që thoshte se Dako e falënderonte një prej të arrestuarve të grupit të drogës “Avdylajt” e Shijakut, “Nicen” për mbledhjen e votave.

Dako nga ana e tij  shprehu dëshirën për të punuar akoma më shumë për Durrësin, por emri i tij nuk pritet të jetë më kandidat për kryebashkiak pasi Partia Socialiste ka bërë propoyimin që të mos rikandidohen ata kryebashkiakë që kanë mbi tre mandate në kry e të bashkive.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: edi ramaRIKANDIDIMIVANGJUSGH DAKO
Pas

VIDEO/ Dajti prej 3 ditësh nën flakë, asnjë ndërhyrje nga zjarrëfikëset

Para

Dalin detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Spanjë, policia: E dhunuan brutalisht para se ta vrisnin (Emri)

Para
Foto/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, punonte si…

Dalin detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Spanjë, policia: E dhunuan brutalisht para se ta vrisnin (Emri)

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

Shefi i NATO-s kërkesë Indisë, Kinës dhe Brazilit: Telefononi Putinin për të kërkuar bisedime paqeje me Ukrainën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.