Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Riinfektimi me Covid ndodh shumë rrallë, por ja kush është grupmosha më e rrezikuar

Riinfektimet nga Covid-19 janë relativisht të rralla, por janë më të shpeshta tek personat mbi 65 vjeç. Lajmin e bën me dije një studim i departamentit të sëmundjeve infektive daneze të publikuara nga revista shkencore Lancet. Sipas studimeve pjesa më e madhe e atyre që e kanë kaluar koronavirusin duket se janë të mbrojtur për rreth 6 muaj.

Duke parë të dhënat demografike të atyre që janë infektuar për herë të dytë, është zbuluar se bëhet fjalë për persona që i përkasin moshës 65 vjeçare ose më shumë të moshuar. Studimi përqendrohet në rastet e riinfektimeve mbi një kampion prej 4 milion personash në valën e dytë nga shtatori në dhjetor, duke i krahasuar me valën e parë mars-maj.

Sipas studimit rezulton që nga 11.068 persona pozitiv me covid-19 në valën e parë, vetëm 72 prej tyre janë prekur nga virusi për herë të dytë në fazën e dytë dhe janë persona që i përkasin grupmoshës më të vjetër, me 47% mbrojtje, në krahasim me më të rinjtë që kanë regjistruar 80% mbrojtje nga virusi.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.