Qeveria italiane e Contes ka dëgjuar thirrjen e sindikatave për nisjen e hapjes së vendit, ndërsa ajo do të jetë në masa të vogla pas datës 13 Prill, e ndërsa në këtë datë mbaron afati që ka vendosur ekzekutivi, masat do të zgjaten deri më 2 Maj.
Qeveria dhe sindikatat do të shihen, në videoconference për të vendosur mbi këtë propozim. Për të adresuar çështjen e kufizimeve që do të miratohen pas 13 Prillit, kur masat e mëparshme do të skadojnë. Kryeministri, Giuseppe Conte, ka thirrur sekretarët e CGIL, CISL dhe UIL – Landini, Furlan dhe Barbagallo – të cilët dje kërkuan një takim me një letër, shkruan La Repubblica.
Më pas do të dëgjohen guvernatorët e rajoneve, gjithashtu përmes lidhjes video. Ndërsa Ministri i Autonomive, Francesco Boçia, i dërgon një mesazh Konfindustrisë: “Qeveria ka ide të qarta: ne duhet të sigurojmë shëndetin e italianëve”. Frazat që mbërrijnë pas shtypjes së Confindustria, e cila në Lombardi, Piemonte, Emilia-Romagna dhe Veneto, dje filluan zyrtarisht kërkesën për të rihapur urgjentisht aktivitetet.
Çështja ka qenë temë, që prej ditës së djeshme, të një konfrontimi midis Conte dhe krerëve të delegacioneve të partive mazhoritare dhe orientimi duket të jetë ai i maturisë maksimale. Vendi me sa duket po ecën drejt një zgjatjeje 14-ditore të masave aktuale shtrënguese dhe izoluese të parashikuara me dekretin e Kryeministrit që skadon më 13 prill, me një zgjatje të mundshme të mëtejshme të masave të izolimit në shtëpi deri në të paktën 2 maj. Një ngadalësim që vjen nga linja e maturisë maksimale të shprehur dje nga komiteti tekniko-shkencor i Ministrisë së Shëndetësisë. Vetëm disa shmangie janë të mundshme për aktivitete të vogla që lidhen me zinxhirin e furnizimit agroushqimor, shëndetësor dhe farmaceutik, duke respektuar gjithmonë masat e distancimit shoqëror.
(F.GJ/FAXWEB.AL)