Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Do jetë i fundit në planin e rihapjes, a i ka marrë masat e duhura transporti publik? Flet kreu i Shoqatës

Me rënien e kurbës pándemike në Shqipëri, qeveria ka filluar planet për rihapjen e vendit.

Që prej datës 4 maj ka filluar një rihapje e ngadaltë duke vijuar më pas edhe me datë 18 maj që u shoqërua edhe me një zgjatje të fashës orare në lëvizje.

Shumë shërbime dhe subjekte janë hapur ndërsa transporti publik do jetë i fundit që do hapet ka bërë me dije kreu i ekzekutivit Rama. Mjetet e transportit urban në Tiranë, të parkuara prej 2 muajsh, janë gati për të rinisur punën.

“Ky është modeli që operatorët e transportit urban propozojnë duke ju përmbajtur masave ndaj Còvid -19. Po ende nuk ka zyrtarisht një protokoll sigurie dhe një datë se kur do të rihapet ky shërbim”.

Distancimi social detyron uljen e numrit të pasagjerëve.

“Me masat e Còvid-it mund të futen vetëm 24 pasagjerë. Është e detyrueshme përdorimi i maskave dhe dorezave”, thotë Rixhin Qoshja, kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Urban.

Po sipas tij vetëm bileta elektronike do të shmangte kontaktin e fatorinos me udhëtarët. Të ardhurat e operatorëve të transportit publik janë nga biletat dhe abonetë mujore, ndaj ulja e kapacitetit të udhëtarëve do të përkthehej në humbje për ta.

 

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *