Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Rihapja e çerdheve dhe e kopshteve, zbardhen rregullat e reja, çfarë duhet të kenë parasysh prindërit

Pas rikthimit të maturantëve në shkollë, pritet që edhe të vegjëlit të kthehen në kopshte dhe në çerdhe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nxjerrë urdhërin për rregullat e reja pas rihapjes së çerdheve dhe kopshteve, ku përfshihen dezinfektimi dhe ruajtja e distancës sociale mes fëmijëve.

Sipas këtij urdhëri fëmijet nuk do të shoqërohen nga gjyshërit, ndërsa prindërit duhet të respektojnë oraret e reja në mënyre strikte.

Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar udhëzuesin për masat që duhet të ndërmarrin institucionet e kopshteve dhe çerdheve në prag të hapjes, në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë ka parashikuar hapjen e kopshteve dhe çerdheve më 1 qershor ndërkohë që rregullorja prej 7 faqesh është shpërndarë në të gjitha kopshtet e çerdhet.

Sipas protokollit kërkohet që fëmijët të shoqërohen në kopshte dhe në çerdhe nga prindrit në një orar të përcaktuar nga institucioni për të shmangur radhët dhe grumbullimet. Për më tepër theksohet se prindi duhet të presë në radhë dhe në distancë rreth një metër nga prindi tjetër. Pas prindit, fëmija shoqerohet nga një edukatore e cila bën matjen e temperaturës dhe dezinfektimin e duarve. Duke marrë parasysh moshën e këtij grupimi në këtë protokoll janë disa pika të cilat janë të paqarta për mënyrën sesi do të zbatohen. Distancimi edhe gjatë kryerjes së lojërave në grup duket si nëj mision i pamundur,por gjithsesi pritet që ditët në vijim të tregojnë se sa po zbatohen këto masa.

Ndryshe nga kushtet në shkolla për maturantët, në ambientet e kopshteve dhe çerdheve janë shume objekte të cilat përdoren nga te gjithë fëmijët. Një lodër përshembull kërkohet të dezinfektohet pas përdorimit nga një fëmijë te tjetri, po a është i mjaftueshëm numri i edukatoreve për të vëzhguar me përpikmëri këtë pikë të protokollit? Ministria e Shëndetësisë gjithashtu kërkon që në një tavolinë me 10 karrige të qëndrojnë vetëm 5 fëmijë, dhe duhet të shmangen takimet mes grupeve të fëmijëve. Më 1 qershor pritet të hapen çerdhet dhe kopshtet ndërsa një pjesë e prindërve pohojnë se kanë frikë për ti kthyer fëmijët në këto ambiente.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *