Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Richard Gere, ëndrra e çdo gruaje, por Edita Tahiri refuzoi ta takojë (Arsyeja befasuese)

Në pritje të 8 marsit, Dita ndërkombëtare e gruas, ku e gjithë bota ngre zërin për të drejtat e grave dhe vajzave në të katër anët e globit, gazetarja Jonida Shehu solli në emision disa prej figurave femërore më të njohura si Edita Tahiri, Eni Çobani, Linda Spahiu, Erinda Ballanca etj.

Gjatë bisedës në studio, Edita Tahiri, ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, ka rrëfyer se si refuzoi aktorin e njohur amerikan, Richard Gere.

“Gjatë luftës, në kampet tona vjen lajmi se do të vinte aktori Richard Gere, në Shkup… të gjitha e kishim idhull dhe unë kisha ëndërr ta takoja. Dhe ai më kërkon një takim me mua. Kur hap televizorin e shoh në një takim me ambasadorin e Serbisë. Pra, ka ardhur me pa popullin e shtypur apo agresorin. Kur erdhën për të më thirrur, u thashë që nuk vij. E refuzova!”, tha ajo.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *