Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Kishin mbetur jashtë kufirit nga pandemia globale, mbërrin avioni me 128 shqiptarë nga Gjermania

Me rënien e kurbës së koronavirusit në Shqipëri, qeveria ka filluar masat për rihapjen e vendit. Në kuadër të këtyre masave përfshihet edhe riatdhesimi i shqiptarëve të mbetur jashtë kufirit si pasojë e mbylljes së kufirit nga pandemia globale.

Ditët e fundit ka patur disa avion që kanë zbritur në Rinas me shqiptarë nga vende të ndryshme kryesisht nga Italia.

Ndërkohë edhe sot 128 shqiptarë nga Gjermania kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit dhe pritet të vendosen në karantinë sipas rregullave të reja.

Për herë të parë për ta do të aplikohen rregullat e reja të vendosura nga qeveria për karantinim, ku personat te cilët kanë vendbanim tek zonat e gjelbra do të karantinohen në hotelet e certifikuara ndërsa ato me vendbanim në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në shtëpi.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *