Sot u dha lajmi I mirë se 4 fëmijë dhe nëna e 3 fëmijëve kanë arritur të dalin nga kampi Al-Hol ku nesër kthehen në Tiranë. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, foli në Open në një lidhje direkte nga Bejruti.
Lleshaj tha se ky është një lajm i mirë dhe se së shpejti do të nisë hapi i dytë i operacionit duke sjellur fëmijë të tjerë në Shqipëri.
“Sot kemi lajmin e mirë se katër jetë u shpëtuan nga ai kamp i tmerrshëm. Gjithashtu edhe nëna e tre fëmijëve është kthyer. Operacioni ka nisur para një viti me shpëtimin e Alvinit. Të përfshirë janë shtete si Libani, Siri Shqipëria, një operacion mjaft i vështirë.
Bëhet fjalë për 50 shqiptarë të mbetur atje. Ne kemi kontaktuar fizikisht 20 kemi arritur të marrim 5″.- u shpreh Lleshaj.
A ka një datë konkrete për hapin e dytë?- e pyeti Eni Vasili.
“Nuk dua të jap një datë. Pasi data do t’na ngatërrojë. Them se shpejti pasi ky është një operacion shumë i vështirë ku janë të përfshirë shumë aktorë. Unë siguroj që ne do të vazhdojmë me të njëjtën përkushtim. Faza e dytë pra është riatdhesimi i grupit tjetër që janë kontaktuar fizikisht pra 20 të tjerë. Presim që pas marrjes së dritës jeshile në ditët e ardhshme mendojmë se ky proces do marrë jetë. Nuk mund të japë datë fiks, sepse është një proces me shumë aktorë ”, tha Lleshaj.