Nxjerrja e rezultateve të para të zgjedhjeve, duket se ka sjellë përplasje dhe mes vetë analistëve brenda qeverisë.
Mero Baze ka dalë kundër exit-pollit të Baton Haxhiut, i cili e parashikonte rezultatin e qarkut të Gjirokastrës se do të ndahej në raportin 2 me 2 mes PS-së dhe PD-së.
“Ndërkohë në Gjirokastër rezultati është 3 me 1 në favor të PS, për shumë arsye që lidhen me gjendjen në terrren dhe verifikimin e trupës votuese, duke qenë qark i vogël dhe jashtë çdo llogarie matematike 2 me 2, mes PS e PD. Parashikimi i Baton Haxhiut që PD merr dy mandate në Gjirokastër bën për të qeshur dhe PD-në. I vetmi që kishte shans të merrte mandatin e katërt ishte Tavo, por dhe ai e ka humbur.
Por pavarësisht këtyre debateve, tani fjalën e kanë kutitë e votimit. Duhet pritur me qetësi dhe përgjegjshmëri rezulati prej tyre dhe duhet pranuar’ shkruan Mero Baze në komentin për exit-poll-et e deritanishme dhe rezultatet e tyre.