AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Rezart Veleshnjas i prishen pushimet, shpërthen ndaj shtetit: Shoku Edi Rama jeni bërë shumë të shpifur, e di gjithë populli

Aktori i njohur i humorit Rezart Veleshnja, teksa ka qenë me pushime në Spille, ka reaguar ashpër ndaj aksionit të tatimorëve kundrejt biznesit në këtë periudhë të vitit.

Veleshnja shprehet se policia dhe shteti është kthyer në gjobvënës, por pa maska. Me tej Veleshnja ngre edhe shqetësimin, se mirë që mbledhin para nga bizneset, por këto para pse nuk investohen në rrugë, apo në mirmbatjen e zonës.

Nga ana tjetër aktori vë edhe theksin tek propaganda që po bën qeveria, duke shtuar se janë bërë shumë të shplarë dhe se populli nuk i beson.

“Ja kam ardhur në Spille, po ça pushimesh mo vlla po nuk ngeli polici pa ardhur, jeni kthyer në gjobvënësa mo, jeni kthyer në banda pa maska, lëreni mo biznesin se e shkatërruat. Ose hajde 6 muaj më para dua këtë këtë, para se të vijë vera, po ça jeni duke bërë mo, i mbytët nuk ngëli biznes pa na treguar hallet.

Po mirë nga rruga që vijnë këto tatimorët, se kanë një rrugë këto nga vijnë kur mbledhin lekët, pse nuk i shtrojnë rrugët këto. Po sperkatjen për mushkojnat pse nuk e bëjnë, nëse merr diku edhe jep diku. Nuk hamë bukë kot, njerëzit janë të ndërgjeshëm, se kujtojnë se ja fusin qyetarit, mbaron ky shtet për të na mbrojtur ne dhe duhet të themi: “Faleminderit shoku Edi Rama që na mbroni ne!”

Jeni shumë të shplarë, e di gjithë populli këtë, jeni shumë të shpifur, kujtoni së bëni propagandë duke thënë që është turp që popullit t’ia fusni. Kujtoni se ngrihet populli dhe e ha! Rregulloni rrugën një herë nga vini, këto gjobvënësat që vijnë të vjelin taksa, të rregullojnë rrugën një herë.”- shprehet Veleshnja.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *