Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“U largua nga programi për shkak të sherrit me Luanën”, Rezart Veleshnja reagon për herë të parë

Rezart Veleshnja dhe Flor Binaj kanë qenë pjesë e rëndësishme e “Shiko Kush Luan” sezonin e shkuar, si kapitenë të programit, por në sezonin e ri Rezartin e pamë në ekran vetëm gjatë puntatës së parë, ndërkohë që në të tjera është zëvendësuar nga Irgen Çela.

Largimi i papritur i aktorit të humorit, edhe pse promo-ja e emisionit ishte xhiruar me të, bëri që ndjekësit e programit të ngrinin pyetje dhe media të ndryshme, dhanë përgjigje të ndryshme.

Në rrjet qarkulloi lajmi se kishte pasur një zënkë mes Rezartit dhe Luanës gjatë xhirimeve të emisionit dhe kjo kishte bërë që ai të largohej, ndërkohë që u komentua edhe fakti se moderatorja nuk e ndiqte më aktorin në Instagram. Gjithsesi sot për herë të parë ai ka reaguar vetë në lidhje me lajmet. Ironi me vend në fakt, sepse portali në fjalë kishte ngatërruar Luanën me Marinën.

Gjithsesi Rezarti, përpops vënies në dukje të gabimit, tha se arsyeja e largimit kanë qenë impenjimet e tij dhe vetëm kaq.

Madje ai postoi edhe një video në story, ku dikush është duke vizatuar portretin e Luanës, si për të thënë që marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë e mirë.

Ndërkohë pak më vonë ai postoi edhe një foto, me një maskë që mban logon e “Shiko Kush Luan”.

Detaj ky që mund të tregojë se ai është i pranishëm gjatë mbledhjeve të stafit të programit dhe do të rikthehet. Gjithsesi për këtë na duhet të presim të shtunën e ardhshme./News31

 

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *