Pas huazimit të dështuar te Pescara sulmuesi Rey Manaj formalizon një tjetër transferim të përkohshëm.
Bomberi që konsiderohet e ardhmja e Kombëtares shqiptare, do të luajë që nga ky muaj me fanellën e Pisa-s në Serie B, që drejtohet nga Gattuso.
Sulmuesi nga Lushnja, i lindur në vitin 1997, ishte një prej protagonistëve të sezonit të kaluar me të rinjtë e Interit, skuadër që ka në pronësi dhe kartonin e Manajt.
Formula e huazimit është e njëjtë me atë te Pescara, por pritshmëritë e shqiptarit janë krejt të ndryshme në krahasim me skuadrën bregdetare.
Te Pisa, Manaj do të gjejë një tjetër shqiptar, sulmuesin Edgar Cani. (A.R/SHUPLAKA)