Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili duke folur në ‘Task Force’ në SYRI TV ka denoncuar një tjetër fakt keqmenaxhimi të burimeve energjike të vendit.
Edhe pse Shqipëria po prodhon me shumicë energji nga hidrocentralet, Edi Rama dhe qeveria e tij kanë vendosur që të futen në tender për të blerë energji elektrike deri në datën 4 dhjetor. ‘Ndërkohë që reshjet kanë përmirësuar gjendjen e kaskadës së Drinit dhe gjendja e rregulluesve privatë është shëndoshur, këta hapin tender për të blerë. 41 megavat të tjera, këto për periudhën 26 nëntor-4 dhjetor’, – është shprehur deputeti i PL-së Petrit Vasili në ‘Task Force’.
‘Ju e dini se KESH-i ka shpenzuar gati 2 milionë euro për modernizimin e parashikimit të motit, një nga më të mirët. Dje ishte parashikuar një situatë e tillë, dhe të gjithë vendet që prodhojnë hidro, të nisnin prodhimin intensiv të energjisë dhe të ulnin nivelet e liqeneve, meqë priteshin prurje të larta.
Ndryshe nga të gjithë, shteti ynë, KESH-i bashkë me qeverinë, nga data 14 deri në datën 20, vendosin të bëjnë një blerje tjetër, nga data 14 deri në datën 20, 41 megavat kanë blerë për këto. Pavarësisht se ishte shumë e thjeshtë, mund të monitorosh se çfarë po bënin fqinjët e tu. Por këta, pasi ndodh kjo situatë, sepse situata po mbingarkohej, këta dalin dhe shesin. Data 19-20 këta vazhdojnë me dy procedura, një blerje dhe një shitje.
Të blesh është me çmime shumë të larta, kurse prodhimi vendas është 21 mijë lek të vjetra megavati, në prodhim është 10 herë më i ulët. Leverdia për shtetin dhe konsumatorin është shumë e lartë prodhimi vendas, por hajdutëve u intereson tenderimi’, – u shpreh në SYRI TV, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.