Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Reshjet e borës në Korçë, këto janë zonat ku haset vështirësi në qarkullim (VIDEO)

Reshjet e borës vijojnë në qarkun e Korcës ndërsa i kalueshme vetëm me zinxhirë paraqitet segmenti rrugor Korçë-Dardhë. Po ashtu pjesërisht i kalueshëm me zinxhirë mbetet dhe aksi Korçë -Voskopojë. Problematik është dhe aksi Korçë-Kapshticë, pasi nuk është bërë asnjë pastrim nga firma përkatëse.

Mësohet se të gjitha akset e tjera janë të kalueshme pa zinxhirë. Shumë zona kanë paraqitur probleme me shkëputjen e energjisë elektrike. Ndërkohë OSHEE ka bërë të ditur defektet dhe eliminimin e avarive në terren.

Për shkak të motit të keq me reshje bore dhe erë të fortë kryesisht në zonat malore, rrjeti elektrik i shpërndarjes ka pësuar defekte që kanë penalizuar abonentët me mungesë të energjisë elektrike. OSHEE ka marrë të gjitha masat për situatën e krijuar nga moti i keq duke angazhuar në terren brigade të avarive të cilët janë pajisur me bazën materiale të nevojshme për riparimin e defekteve. Sipas OSHE-së Në zonën e Korçës janë konstatuar përcjellës të këputur të linjës 35 kV, thyerje izolatorësh , dëmtime kabllosh.

Si pasojë e terrenit malor, brigadat e punonjësve të OSHEE e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë në zonat e thella. Me ndalimin e reshjeve dhe pastrimin e rrugëve nga borëpastrueset, ka rinisur herët puna në terren. OSHEE bën të ditur se është normalizuar situata e furnizimit me energji në zonën e Dardhës, Voskopojës, Fushë-Maliq, Podgorie, Sheqeras, Bitinckë, Komuna Qendër. Gjithashtu energji ka marrë dogana Kapshticë si dhe është vendosur në punë linja 35 kV Maliq-Lozhan që kishte përcjellës 35 kV të keputur.

Është normalizuar furnizimi me energji i nënstacionit Lozhan dhe kanë marrë energji komuna Moglicë dhe Hecet (Strelca, Verba). Vijon puna në terren e brigadave të OSHEE-së për evidentimin dhe eleminimin e defekteve në rrjetin e tensionit të mesëm dhe të ulët si dhe në kabina. Aktualisht janë pa energji pjesërisht fshatrat: Stravaj, Mjeshovë, Cakran, Kumë, Lekbibaj, Fajza, Kacinar, Luf, Vithkuq, Trebinjë, Miras, Progër, Velçan, Lozhan, Voskop, Liqenas, Hocisht, Ploçisht, Drenovë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *