Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Reshje intensive dëbore në juglindje të vendit, ja zonat më problematike

I gjithë qarku juglindor është pushtuar nga reshjet e dëborës.

Fax News raporton se trashësia maksimale ka arritur 20 cm në zonën e Dardhës, e ndërsa në zonënë e Voskopojës, 10 cm.

Në pjesën tjetër të qarkut ka arritur deri në 5 cm.

Aktualisht më problematike paraqitet situata në Dardhë ku intensiteti i reshjeve të dëborës është tepër I lartë dhe rruga kalohet me vështirësi edhe me përdorimin e zinxhirëve.

Pavarësisht se borëpastrueset janë duke punuar dhe është bërë kriposja e rrugës, reshjet e shumta e vështirësojnë situatën.

Sipas instancave pritet që dendësia e reshjeve të vazhdojë e njëjtë në 24 orët e ardhshme.

Këshillohet që të shmanget lëvizja e segmenteve rrugore në juglindje të vendit.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të pajisen me zinxhirë.

(F.M/Faxweb)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *