Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar për herë të parë parë lidhur me reportazhin e transmetuar në RAI3, ku zbërthehej skema e trafikut të drogës në vendin tonë. Kryeministri ka reaguar me të njëjtën gjuhë si e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt, duke kritikuar median italiane dhe gazetarinë.
“S’kemi ç’bëjmë!E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari, po me gazetarinë s’ka pikë lidhje. Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat,punët,veprat. Ato do të flasin,kur llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës!”- shkruan Rama, duke bashkëngjitur reagimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt.
Kujtojmë se në reportazhin e RAI3 thuhej se mafia në Shqipëri ka lidhje të forta me qeverinë, dhe vijon e pashqetësuar aktivitetin e saj.