Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


KryesoreTe FunditTe Gjitha

Replika e akuza në dy daljet e para të Shkëlzen Berishës, si do të jetë sot përballja Berisha-Balla

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, pritet që të dalë ditën e sotme përpara Komisionit Hetimor, për herë të tretë për çështjen e CEZ për të sqaruar rolin e tij në procesin e privatizimit të OSSH-së.

Nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë sot Berisha përpara kryetarit të komisionit, Taulant Balla. Pritet që në seancën e radhës të ezaurohet pretendimi i djalit të ish-kryeministrit që paraqiti kërkesën për përjashtmin e kryetarit të komisionit Taulant Balla nga kryesimi i seancës dhe nga pyetja e dëshmitarit.

Në paraqitjen e datës 6 shkurt përpara këtij komisioni, ai refuzoi për herë të dytë dëshminë përveçse kërkoi largimin e Ballës pasi është në konflikt interesi për këtë çështje. Kjo kërkesë e Berishës shkaktoi përplasje mes tij dhe Taulant Ballës.

Kryetari i Komisionit u shpreh se nuk do të largohet duke i kujtuar Shkëlzen Berishës, se nëse nuk do të betohet sipas ligjit atëherë rrezikon gjobë dhe deri në një vit burg. Deklarata e tij u ndoq me replika nga ana e anëtarëve demokratë në komision përse Balla nuk e hodhi në votim kërkesën e Shkëlzen Berishës.

Pas përplasjeve, kreu i këtij komisioni vendosi ndërprerjen e mbledhjes duke u shprehur se djali i ish-kryeministrit të thërritet sërish për të dëshmuar deri në momentin që do të betohet. (XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *