Loredana u përfolën gjatë një periudhe të gjatë për një lidhje të mundshme mes tyre. Kohët e fundit, dyshja nuk janë parë në publik por kjo duket se nuk do të thotë asgjë , pasi reperi Zuna ndau së fundmi në me ndjekësit Instagram një foto ku dukej Loredana dhe zonja zviceriane Petra.
Mbase, ky është thjesht një gëzim që reperi ndjen tani që Loredana dhe zonja Petra i sheshuan problemet mes tyre , por nuk përjashtojmë as mundësinë që diçka më shume fshihet pas këtij gëzimi.
Pak kohë më parë, zvicerania Petra Z. tha se ishte shumë e dëshpëruar pasi nuk po mund të paguante funeralin e nënës së saj. “Nuk po ndihem mirë”, ka thënë Petra Z., e cila theksoi se nëna e saj ndërroi jetë më 11 qershor. “Më mungojnë paratë për varrimin, kushton mbi 3700 euro, nuk mund të paguaj për shkak të Loredanës. Nëse nuk do i kishte marrë të gjitha paratë e mia, ne do të ishim mirë financiarisht”, shtoi më tej ajo.
Ajo dhe bashkëshorti i saj Hans Z. akuzonin reperen se u kishte marrë rreth 660.000 euro, ndërkohë që prezumimi i pafajësisë për këngëtaren shqiptare vazhdon të zbatohet. “Ne gjithmonë bëjmë një buxhet në mënyrë që të kalojmë një jetë të thjeshtë. Por nuk është e mjaftueshme për të kursyer diçka”, ka thënë 54-vjeçarja.
Kostot e papritura siç është funerali i nënës së saj e goditën shumë rëndë gruan nga Valais.
Vëllezërit dhe motrat e saj nuk duan ta ndihmojnë Petra Z. financiarisht për të paguar funeralin e nënës së ndjerë. Petra Z. tani është duke kërkuar edhe ndihmë në rrjetin social, Facebook.
“Do të isha e lumtur nëse do të më ndihmoni të paguaja varrimin”.
Thirrja për ndihmë është shpresa e saj e vetme për momentin.