Këngëtari i njohur kosovar Gjiko shumë shpejt pritet të hedhë në treg projektin e tij më të ri muzikor. Në një bashkëpunim me këngëtaren Melinda brenda pak ditëve do të vijë edhe kënga e tyre e re, për të cilën dyshja ka pritshëmri të madhe.
Reperi ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram disa foto nga klipi, ndërsa shkruan se kur qeveria ta dëgjojë këtë këngë do të vendosë të hapë diskotekat.
“Kur ka me ndi qeveria ket kong ka mi qel Diskotekat”, ka shkruar Gjiko mbi foton ku shihet me shampanjë në dorë. Në fillim të korrikut, Gjiko solli këngën e tij “Xhiro” e cila iu shtua listës së hiteve të verës, teksa vetë reperi pretendoi se me këtë këngë “ka ndërruar lojën”.
Nga ana tjetër, Melinda ka tre javë që ka sjellë këngën e saj të re të titulluar “Nashta” që numëron 5.1 milionë klikime duke u renditur në mesin e sukseseve të saj.