Gjiko vazhdon të mbetet ndër artistët më të veçantë shqiptarë. Ai është mjaft unik në prurjet muzikore, të cilat pothuajse në secilën herë thyejnë rekorde shikueshmërie.
Sidoqoftë kësaj, në një postim në rrjetin social Instagram, Gjiko ka habitur 702 mijë ndjekësit e tij përmes një imazhi. Duke marrë poza para kamerës, reperi shfaqet nga një laborator droge, ndërsa në sfond dëgjohet një prej këngëve të tij.
Ai po ashtu ka ndarë edhe një video tjetër, në të cilin shihej mënyra e kultivimit të kësaj lënde narkotike.
Nuk dihet nëse videoja e Gjikos është bërë në ndonjë shtet ku lejohet kultivimi i kanabisit për arsye mjekësore, apo reperi është duke konsumuar një vepër të ndaluar prej ligjit.