Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Rënia e të ardhurave dhe rritja e shpenzimeve e çon deficitin në 310 mln euro për 6 mujorin e parë

Deficiti buxhetor i këtij viti paralajmëron një rritje jo të zakontë të borxhit publik në vijim si pasojë e zhbalancimit të treguesve fiskal ku të ardhurat kanë shënuar rënie vjetore me 14% në gjysmën e parë të vitit, si rrjedhojë e efekteve negative të pandemisë dhe shpenzimet janë rritur me 1.7%, teksa qeveria ka rritur pagesat për mbështetjen e bizneseve.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në gjashtëmujorin e parë deficiti buxhetor është zgjeruar me 1015 % në raport me një vit më parë. Treguesi në vlerë ishte -38,4 miliardë lekë nga -3,4 miliardë lekë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në aktin e tretë normativ për ndryshimin e buxhetit 2020, qeveria zgjeroi hapësirën për financimin e deficitit buxhetor duke e çuar në -133 miliardë lekë nga -68 miliardë që ishte në aktin e dytë normativ dhe -38 miliardë lekë që ishte në buxhetin fillestar 2020.

Por ecuria e 6 mujorit të parë tregon për një shfrytëzim të ulët të hapësirës, ku shihet të jetë përdorur vetëm 28 për qind e planit vjetor. Për pjesën e mbetur qeveria mund të shfrytëzojë edhe 94 miliardë lekë ose rreth 72 për qind të hapësirës. Në çdo rast qeveria mund të shpenzojë nëpërmjet borxhit të ri edhe 752 milionë euro, ndërkohë të ardhurat në gjashtëmujorin e dytë pritet të jenë me rënie rreth 300 milionë euro sipas përllogaritjeve në aktin e tretë normativ.

Ekspertët nga financat pohojnë se kjo rritje e deficitit buxhetor pritet të akomodojë në fund të vitit edhe detyrimet e prapambetura që janë krijuar edhe para se të ndodhë pandemia. 106 milionë euro janë vetëm fatura nga vendimet e gjykatave të Arbitrazhit që tashmë janë për ekzekutim në thesarin e shtetit.

Zhvillimet e këtij viti përmbysën edhe rregullin e artë fiskal ku deficiti buxhetor duhet të ishte më i ulët se investimet kapitale. Në gjashtëmujor, investimet kapitale ishin 28 miliardë lekë, ndërsa deficiti i periudhës ishte -38,4 miliardë lekë.

Sipas Aktit Normativ, Stoku i borxhit publik vlerësohet të arrijë në 1 272 563 milionë lekë(10.3 miliardë euro), në fund të vitit 2020, pa përfshirë efektet e mundshme prej ndryshimit të kursit të këmbimit.

Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto të rishikuar borxhi publik pritet që të arrijë në një niv nivel rekord prej 80%, sipas përllogaritjeve të Monitor, bazuar në të dhënat e borxhit publik dhe PBB-së së rishikuar nga Ministria e Financave.

Me këto zhvillime Shqipëria rrezikon një rritje të borxhit publik më të lartë se në vendet e rajonit, të cilat kishin hapësira fiskale në dispozicion për të përballuar pasojat e pandemisë.monitor

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *