Pòlicia e Shtetit në bashkëpunim me forcat RENEA kanë ushtruar gjatë natës një aksion në Laç për lojërat e fatit.
Gjatë aksionit në disa biznese në qytet, janë sekuestruar kompjutera dhe 32 makineta, si dhe janë shoqëruar të paktën 4 persona.
Mes personave që është shoqëruar nga Pòlicia, është edhe pronari i këtyre lojërave të fatit, i identifikuar me iniciale GJ.P. Derimë tani nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e Pòlicisë në lidhje me aksionin, që ka vijuar edhe mëngjesin e sotëm.
Pritet që materialet ti kalojnë prokurorisë së Kurbinit për veprime të mëtejshme, nën akuzën e ”ushtrimit të paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit”.
(E.K/Faxweb.al)