Aksioni i Renas dhe forcave operacionale që është shtrirë në disa qytete të vendit, ka sjellë dhe të shoqëruarit e parë.
Burime bëjnë me dije për Faxnews se në Tiranë janë sjellë dhjetra persona të shoqëruar, pjesë e dy grupeve kriminale në fushën e trafikut të drogës, të cilat janë zbuluar në sajë të përgjimeve që po kryhen prej rreth një viti.
Derimë tani mësohet se janë shoqëruar 20 persona, ndërsa operacioni po kryhet nën drejtimin e prokurorisë së krimeve të rënda.
Nuk ka ende detaje lidhur me identitetet e personave që janë shoqërua, pasi operacioni është ende në zhvillim./Faxweb.al