Situata në Indi sa vjen e rëndohet edhe më shumë ku mjekët janë duke u gjendur në një situatë të vështirë pasi duhet të vendosin se kë të shpëtojnë dhe kë jo nga pacientët që po vuajnë nga Covid-19.
Sipas mediave të huaja, spitalet po përballen me mungesë të oksigjenit dhe mjekët janë duke u vendosur se kë të shpëtojnë dhe kë jo.
Mjeku 26-vjeçar, Rohan Aggarwal i cili ende nuk e ka përfunduar trajtimin mjekësor, gjendet përballë një peshe të rëndë.
Derisa sistemi i kujdesit shëndetësor në Indi përballet me vështirësi, Aggarwal i merr ato vendime gjatë një dite pune 27-orëshe që përfshin një ndërrim brenda natës i ngarkuar me dhomën e urgjencës në spitalin e tij në New Delhi.
(R.G/Faxweb.al)