Arilena Ara një ndër këngëtaret shumë të dashura jo vetëm për publikun shqiptar, por edhe atë evropian duket se po merr famë me përmasa të mëdha.
Që pas publikimit të këngës “Nëntori” që korri sukses Arilena po shijon famën dhe në vende të ndryshme.
Së fundmi bjondja bukuroshe ka publikuar këngën “Last train to Paris” me reperin e njohur KDDK, këngë që nuk është publikuar ende online, por vetëm në stacione radiofonike.
“Last train to Paris” është duke qëndruar në krye të klasifikimeve në disa vende të botës duke e bërë Arilenën të renditet ne vendin e 8-të në “Top 10” E Radio Energy në Bullgari, madje duke konkurruar kokë më kokë me Dua Lipën, e cila renditet e 6-ta me këngën IDGAF.
(S.M/Faxweb,al)