FIFA ka publikuar sot renditjen e re për kombëtaret pas ndeshjeve që u zhvilluan pak ditë më parë, ku një pjesë e skuadrave europiane luajtën në Nations League, ndërsa të tjerat zhvilluan teste miqësore.
Nga renditja e re Shqipëria ka humbur tre pozicione, kjo falë humbjes me Izraelin dhe më parë u mund nga Skocia, ndërsa u ndal në barazim në miqësoren me Jordaninë. Kombëtarja kuqezi aktualisht renditet në vend të 60-të’ me 1372 pikë.
Ndërkohë Kosova është ngritur vetëm me një pozicion edhe pse ka zhvilluar paraqitje të mira dhe ka arritur të korrë sukses. Tashmë Dardanët renditen në vend të 137-të me 1099 pikë, ndërsa në total janë të renditura 150 përfaqësuese.
Sa i përket kryesimit të renditjes, Belgjika është ngjitur në podium duke zbritur në vend të dytë Francën. Edhe Anglia është ngjitur me një vend, duke lënë poshtë vetes Uruguain. Kolumbia ka kaluar tri shkallë, ndërsa Argjentina, Kili dhe Gjermania kanë humbur nga një poizcion.
Fitorja ndaj Polonisë duket se ka ndikuar edhe për Italinë, “azurret” janë ngritur me një pozicion, duke u renditur në vend të 19-të.