Faxweb.al mëson se Renato Shpata është emri i 25-vjeçarit që humbi jetën në një aksident të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugorë pranë fshatit Fushë-Dukat ku makina e drejtuar prej tij,, është përplasur me një mur në anë të rrugës e për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë bashkë me të riun udhëtonin edhe 2 persona të tjerë si pasagjer të cilët kanë marrë lëndime por janë dërguar në spital dhe fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën.
25-vjeçari nga Korça ndodhej në shoqërinë e dy të njohurve të tij ndërsa nuk dihet nëse në aksident janë të njëjtët persona me të cilët vetëm pak orë para ngjarjes fatale, ka bërë foto në zonën e Dyrmadhas.
I riu ka humbur drejtimin e mjetit tip “Seat” e për pasojë është përplasur me një mur anësor, ndërsa pavarësisht se ka pasur shenja jete kur ka mbërritur në spital, ka vdekur në duart e bluzave të bardha.
“Rreth orës 16:00, në aksin rrugorë pranë fshatit Fushë Dukat, shtetasi R. Sh., 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip ‘Seat’ shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.
Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë. Dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
(F.GJ/FAXWEB.AL)