Një studente në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit dyshohet se është infektuar me COVID-19, kjo pasi e ëma e saj është infektuar me Covid-19.
Studentja ka pasur simptoma, ndërkohë që disa ditë më parë ka marrë pjesë në një provim. Rektori i Universitetit të Politeknikut ka bërë të ditur se provimi i ditës së sotme është anuluar, ndërkohë që provimet e sezonit nuk do të anulohen. Rektori bën të ditur se provimet do të zhvillohen online.
“Dyshohet për një studente me Covid. Studentja në vitin e tretë te FTI. Studentja shfaqi shenja të Covid. Nëna e studentes, me Covid. Studentja në provim para 5 ditësh. Nuk anulohet sezoni i provimeve. Studentët do bëjnë online provimet”, thekson Rektori.