Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli u shpreh mjaft e shqetësuar në mbeledhjen e komitetit mbi grumbullimet elektorale të disa subjekteve politike.
Rakacolli u bëri thirrje subjekteve politike të që të respektojnë masat anti-Covid, pasi vetëm kështu mund të mbajnë nën kontroll situatën.
Rakacolli:
Këto vendime do rishihen pas dy javësh. Komiteti i Ekspertëve është shumë i shqetësuar për shkak të fushatës elektorale të disa partive politike. Po bëhen grumbullime të mëdha, pa respektuar rregullat.
Grumbullime nga këto subjekte politike do çojnë në rritjen e numrit të të infektuarve në të ardhmen. Ju bëj apel të gjithë subjekteve politike, që takimet e tyre elektorale t’i bëjnë në përputhje me rregullat e vendosura. Vetëm kështu do mundemi të vazhdojmë të kontrollojmë situatën.
(R.G/Faxweb.al)