Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter ka zbuluar detaje mbi takimin e mbajtur mes saj dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Kim Shprehet se ata diskutuan mbi përgatitjet për zgjedhjet, identifikimin biometrik, si dhe pikëpyetjet e ngritura në lidhje me regjistrimin e votuesve.
Gjithashtu ambasadorja u shpreh se për informacione të mëtejshme në lidhje me problematikën e ngritur të regjistrimit të votuesve, ministri Lleshaj do të japë shpjegime për opinionin publik mbrëmjen e sotme gjatë një interviste në një studio televizive.
“Kam pasur një diskutim shumë të mirë sot me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj mbi bashkëpunimin e fortë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë për sigurinë dhe zbatimin e ligjit. Diskutuan gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet, përfshirë zbatimin e votimit biometrik siç është rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit.
Ai sqaroi pyetjet në lidhje me regjistrimin e votuesve.
Në pritje të sqarimit publik kur Ministri Lleshaj të shfaqet tek emisioni i Sokol Ballës në mbrëmje, plus sqarimin publik në faqen e internetit të Ministrisë për të siguruar transparencën dhe ndërgjegjësimin e publikut kundër keqinformimit”, shkruan Kim.