Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Luftoni, se ju jeni e duhura”, regjisori Budina kujton bisedat me Kasem Hysenbelliun: Më ka bërë përshtypje që…

Fax News ishte televizioni që nuk ndali asnjëherë transmetimin për zërin e popullit, për protesta të ndryshme ndër të cilat ishte dhe ajo e Teatrit. Aleanca për Teatrin është mbledhur për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të themleuesit dhe Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelliu, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e koronavirusit.

Regjisori Robert Budina ka folur për kamerën e Fax News duke zbuluar bisedat me Hysenbelliun kur i mbështeste të gjithë. Me bindje thotë se i ka dhënë zë të vërtetës në Shqipëri dhe dinte të futej në hallin e çdo personi.

“Më vjen keq që duhet të flasim në ditë të tilla. Kam pasur fatin ti shpreh zotit Hysenbelliu punën e tij kolosale për hallet e njerëzve. Ky televizion u rrit me ne dhe çuam zërin e të vërtetës tek publiku, Hysenbelliu me iniciativën e tij të lirë ka qenë njeri, i cili në momente shumë të vështira të protestës, kujtoj që nga e para, më ka thirrur dhe personalisht më ka mbështetur.

Më ka thënë “Luftoni, se ju jeni e duhura”. Shumë gazetarë tuaj kanë qenë mbështetës të kauzës së Teatrit. Gjej rastin ti shpreh ngushëllimet familjes, të afërmve, por duhet të jenë të qetë se ai njeri la një punë mbrapa dhe jam i bindur se do kujtohet gjatë. Ai me këmbëngulje investoi ndër vite, për ti dhënë zë të vërtetës në Shqipëri. I shpreh mirënjohjen time personale zotit Hysenbelliu, besoj na ndjek nga lart.

Ai ishte njeri i drejtpërdrejtë, shumë i sinqertë, i hapur, ishte shumë modest dhe futej shpejt në hallin tënd. Kjo më ka bërë përshtypje se sa herë më është dhënë rasti kur jemi shkëmbyer për intervista, ishte i interesuar, donte ti kuptonte gjërat, ndonjëherë donte dhe ndonjë këshillë dhe nuk mund ta harroj që mbi një vit, Fax-i ka qenë në sheshin e teatrit. Ishte njeri që të gjendej shumë pranë”, tha Budina.

(A.M/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.