AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Refuzuan dekretin e Metës, merren në mbrojtje anëtarët e KQZ-së

4 anëtarë të KQZ-së janë marrë në mbrojtje nga ana e njësisë speciale të poolicisë, fill pas vendimit të tyre për të rrëzuar dekretin e Metës.

Prej ditës së djeshme n/ kryetari i KQZ-së, Denar Biba dhe anëtarët Bledar Skënderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri janë nën mbrojtje.

Nuk dihet nëse ka pasur informacione se anëtarët e PS-së në KQZ kanë pasur kërcënime, apo kjo është një masë për të hedhur më shumë zhurmë në opinionin publilk. Mbledhja e sotme e KQZ-së po zhvillohet pa praninë e Kryetarit të Komisionit Klement Zguri.

Njoftimi i plotë i KQZ-së për rendin e ditës së sotme:

Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”,  Zv. Kryetari z. Denar Biba, Anetaret; z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kane kerkuar thirrjen e mbledhjes,

Sot, me 12.06.2019, Ora 13:00, me rend dite:

  1. “Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
  2. “Për dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
  3. ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan ( NDI), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
  4. “Për një shtesë në Vendimin nr.669, të datës 28.05.2019 ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të KSHH’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
  5. “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

Vijon…

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *