Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Refuzoi të martohej me ta, dy burrat e mbysin dhe e qëllojnë me armë 26-vjeçaren

Një britanike është vrarë në Pakistan nga dy burra që konkurronin për t’u martuar me të.

26 vjeçarja Maira Zulfiqar është qëlluar me armë dhe është mbytur nga dy të dyshuar që hynë në apartamentin e saj dje në kryeqytetin e Pakistanit, Lahore.

Studentja e drejtësisë kishte shkuar në Pakistan dy muaj më parë nga Britania për të punuar në degën vendase të kompanisë ligjore Duncan Blackett.

Ajo kishte marrë një apartament me qera, ku dhe u gjet e vdekur pranë celularit të saj, raportonin mediat vendase. Ekzaminimet mjekësore tregonin se vajza ishte mbytur dhe qëlluar me armë, ndërsa në trup kishte shenja gërvishtjeje.

Policia e Lahore thotë se të dyshuarit kishin hyrë në formë në shtëpinë e saj në atë që besohet se ishte një “krim pasioni”.

Në dokumentet ligjore të depozituara nga xhaxhai i të ndjerës thuhet se dy burrat ishin të njohur të vajzës dhe po tentonin ta bindnin të pranonte martesën me një prej tyre, por ajo i kishte refuzuar të dy.

Në dokumente thuhet se vajza kishte vizituar shtëpinë e xhaxhait disa ditë para tragjedisë dhe ishte ankuar se dy burrat e përndiqnin dhe e kërcënonin.

Një zyrtar i policisë së Lahore tha: “Gruaja kishte një plagë plumbi në shpatull, por shkaku i saktë i vdekjes nuk është përcaktuar nëse ishte nga plumbi apo mbytja në fyt”.

Dy të dyshuarit nuk janë ndaluar ende nga policia, e cila thotë se hetimet vazhdojnë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.