Ditën e sotme, PD deklaroi se nesër do mbledh grupin e punës për Reformën Zgjedhore.
Opozita ka vendosur që grupi i punës për Reformën Zgjedhore të drejtohet në nivel politik nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.
Nga PD do të jenë pjesë e grupit Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata, Endri Hasa dhe Arben Ristani. Të gjitha partitë e koalicionit do të kenë përfaqësuesit e tyre në grup pune: LSI ka caktuar 3 përfaqësues; PR dhe PDIU nga 2 përfaqësues; PAA, PDK, LZHK, PBDNJ nga 1 përfaqësues.
Pavarësisht se klasa politike është shprehur pro Reformës Zgjedhore dhe kontributit të subjekteve politike në këtë proces, konstatohet se dita e nesërme do t’i gjejë mazhorancën dhe opozitën e bashkuar në dy tryeza të ndryshme ku në secilën do të flitet për të njëjtën gjë.
Kuvendi ka njoftuar mbledhjen e radhës e komisionit të Posaçëm këtë reformë rreth orës 09:30 të paradites, një tryeze në të cilën do të diskutohet për rrugët që do të ndiqen për hartimin e Reformës Zgjedhore, ndërsa bie në sy fakti se opozita e bashkuar do të zhvillojë në të njëjtin orar një mbledhje të grupit të punës që do të marrë pjesë në këtë proces.
(K.H/Faxweb.al)