Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Reforma Zgjedhore, Yuri Kim sërish në ‘aksion’. Pritet deklaratë për shtyp

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim duket se është investuar shumë për përmbushjen e reformës zgjedhore në Shqipëri, ndërsa po mban nën presion të vazhdueshëm palët për të gjetur dakordësinë.

Ndërsa sot është vendosur si afati i fundit për dhënien fund të një odiseje të gjatë të reformës zgjedhore në vend, Yuri Kim ka paralajmëruar një tjetër deklaratë për shtyp në orët e pasdites…

Pas përfundimit të takimit me palët politike mbrëmjen e kaluar, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim pohoi para mediave se ishte një ditë e vështirë.

Ajo tha se ka pasur përparim gjatë bisedimeve me palët ku morën pjesë edhe ambasadorët e BE-së dhe Britanisë së Madhe, ndërsa tha se edhe nesër do të vijojë një format i tillë për të gjetur mirëkuptim edhe në pikat që ndajnë palët.

Sipas Kim, nëse partitë do të arrijnë konsensus përtej rekomandimeve, SHBa dhe BE do të bien dakord me ta duke shtuar se dëshira e SHBA dhe e hqiptarëve është integrimi i vendit në BE dhe kjo kalon përmes reformave.

“Që të tre kemi shpenzuar rreth 9 orë me të gjithë anëtarët e Këshillit Politik. Ka qenë një ditë e veçantë dhe e vështirë, por është bërë përparim. Ka qenë e vështirë për të gjitha palët e përfshira. Të gjithëve u është kërkuar të japin që Shqipëria të fitojë. Shqipëria është në fazë kritike të historisë saj. 25 marsi ishte një pikë kthese. Është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në rajon. Nëse jeni në dijeni, BE ka vendosur një sërë kushtesh për negociatet.

Mes tyre është edhe reforma zgjedhore në përpurthje me rekomandimet e OSBE-ODHIR. Qëllimi ynë sot, dhe qëllimi ynë nesër se do të takohemi edhe nesër, është që Shqipëria të përmbush të gjitha rekomandimet për t’u bërë anëtare e BE. Nëse partitë do të arrijnë konsensus përtej rekomandimeve, ne do të biem dakord me ta. Nëse konsensusi për këto pika që ODHIR ka kërkuar nuk arrihet, palët nuk duhet t’i kenë këto kërkesa. Ne duam që Shqipëria të jetë në BE. Kjo është dëshira e SHBA dhe e shqiptarëve. SHBA do të bëjnë gjithçka që munden për të mbështetur popullin shqiptar”, tha Kim.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *