Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetaret ka prekur edhe çështjen e reformës zgjedhore. Basha ka zbuluar se nuk do të ketë pakt me Edi Ramën, por opozita e bashkuar do të përballet me të gjitha sfidat e bashkëqeverisjes.
“Nuk do të ketë zgjedhje normale sa kohë të ketë një kryeministër të lidhur me krimin. PD do të ketë rolin e saj drejtues në aksionin politik. Nuk do të ketë asnjë pakt me PS për reformë zgjedhore pa i dhënë zgjidhje katastrofës politike. Gjithçka tjetër është mashtrim. Nuk do të ketë pakt politik tjetër dhe bashkëqeverisje Rama-Basha. Qëllimi ynë është ti japim fund lidhjes me krimin. Kryeministri dhe ministri i Brendshëm nuk duhet të jenë njerëz të lidhur me krimin, që të kapte Reformës Zgjedhore ti hapej rruga. Asnjë propozim nuk do të zgjidhë krizën e lidhjes së qeverisë me krimin pa zgjidhur këtë problem. ” tha ai.
(J.D/Faxweb.al)