Kreu i Grupit të Pavarur në Parlament, Nimet Musaj i ftuar në Fax News foli mbi Reformën Zgjedhore dhe deklaroi se nuk janë ndërkombëtarët që do të Reformë Zgjedhore në Shqipëri, por janë vetë partitë politike, shoqëria civile si dhe palët e interesuar në vend.
Musai insistoi për një dakordësi mes palëve për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për ta çuar vendin në zgjidhjen e këtij ngërçi politik, pasi po pengon integrimin e Shqipërisë drejt BE-së.
“Nuk janë ndërkombëtarët që do të menaxhojnë reformën Zgjedhore në Shqipëri, janë partitë poltike në Shqipëri, shopqëria civile, palët e interesuara. Ata janë thjesht vëzhgues. Ne nuk mund të dalim kundër votimit të sistemit zgjedhor, por duhet një onsensus i përbashkët.
Shqiptarët duhet të japin kontributin e tyre. Duhet ndryshimin e këtij kodi zgjedhore dhe votimin e një kodi të ri më të mirë sesa ky. Ne jemi për një system zgjedhor gjithpërfshirës, opozita në parlament, opozita e bashkuar, shoqëria civile dhe të gjithë së bashku të praniojmë uljen në tavolinë dhe jam i bindur se do ta gjejmë konsesnusin të vendosim për të ardhmen tonë.
Është hera e parë që ndërkombëtarët na kanë lënë që ti zgjidhim vetë problemet tona të brendshme. Nëse ne do ta gjejmë zgjidhjen me njëri tjetrin, dhe nëse ndërkombëtarët do të bien dakrod unë jam i pari që do të votoj në të mirë të vendit tonë. Nuk mund të bëhemi pengesë për disa gjëra të vogla të kodit zgjedhor. Propozimet tona, do të kemi propozime konkrete në të mirë të qyetatërve të Shqipërisë.
Unë nuk mendoj se z. Gjiknuri është strumbullari, apo na penalizon vendimarrjen tone për një dakordësi. Me ose pa Gjiknurin nëse propozimet do të jenë konkrete dhe janë të pranushme, ne do të ecim para. Ne do të japim një kontribut të fortë për zgjidhjen e ngërçit në parlament.”- u shpreh Musai.
(M.Q/Faxweb.al)