Sot në studion e Faxnews ka qenë e ftuar Milva Ekonomi, Ministre për Standardet e Shërbimeve për të folur në lidhje me Reformen Territoriale.
Ajo tha në studio se ndarja e Shqipërisë në njësi më të vogla ka kosto ndërsa shtoi se ndarja territoriale aktuale erdhi për shkak të disa indikatorëve për ti bërë territoret efikase lidhur me fondet dhe burimet njerezore që kanë.
Ajo i qëndroi edhe mendimit të grupit të PS, sa i takon numrit të bashkive që duhet të jenë.
Më tej si një deputete në qarkun e Durrësit, ajo tha se procesi i rindërtimit po ecën me ritme të kënaqshme dhe se viti 2023 do e gjej me rindertim zero të gjithë bashkinë.
Ekonomi: Jo më kot kemi ngritur në parlament komisionin ndërparlamentar. Ne kemi kaluar në ndarje të re territoriale ku kemi 61 bashki që nuk erdhi si proces dëshire por u panë shumë indikatore për ti bërë territoret efikase lidhur me fondet dhe burimet njerezore që kanë
Unë besoj që në grupin ndërparlamentar të gjendet konsesusi. Është një proces që po vazhdon.Ky komision do të vendos për ardhmerinë e ndarjeve.
Edhe unë jam te grupi i PS ku 61 bashki është numer oportun për përdorimin më efikas të fondeve dhe burimeve njerëzore.
Kemi parashikuar që në bashkëpunim me standardet e BE Shqipëria të ndahet edhe në rajone, ndarja në njësi më të vogla ka kosto.
Baza për ndarjen është nga numri i popullatës. Nëse themi që popullata po ulet nuk mund të shkojmë me rritje të ndarjes administrative.
Qarku i Durrësit që ka 3 bashki, për ne nuk ka ndonjë ndryshim se si kontakojmë elektoraltin. Ka qenë komunikim i vazhdueshëm, kemi bërë lëvizjet brenda organizatave tona socialiste.Për ne ka qënë shumë e rëndësishme, kemi qënë ne kontakt me elektoratin.
Procesi i rindërtimit në Durrës ka ecur me ritme të kënaqshme, pervec shtepive individuale, janë riparuar demet në godinat shumë katëshe, që u takon të gjithë banorëve,po ndërtohen edhe pallate të reja. Vazhdon bonusi i qirasë për ata që janë në cadra.Viti 2023 do e gjej me rindertim 0 të gjithë bashkinë.