Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, është shprehur se nëse në referendumin që do të votohet për marrëveshjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, qoftë edhe një votë më shumë të jetë kundër marrëveshjes, atëherë ajo do të anulohet.
Zaev ka deklaruar se kërkesa për referendum është bërë nga VMRO, e kësisoj ajo duhet të dalë me një qëndrim të qartë, ndërsa shtoi se ai vetë do të votonte pro kësaj marrëveshje, raporton Alsat-M.
“Vendimet tona, i imi, i Dimitrovit nuk do të kenë asnjë vlerë nëse populli nuk i voton. Kjo është e bukura e referendumit. Premtimi që të organizohet referendum rrjedh nga VRMO DPMNE-ja qysh para 12 vjetëve, dhe ne si LSDM e kemi pranuar dhe është mirë që këtë premtim ta mbajmë. Në faqen 295 të programit të VMRO DPMNE-së shkruan se “vetëm qytetarë në referendum do ta sjellim vendimin” dhe unë pajtohem 100 për qind me këtë. Unë pajtohem me VMRO-në dhe besoj se kështu do të veprojmë në ditën e referendumit. Unë do të votoj “Për”. Edhe liderët e tjerë duhet ti tregojnë qëndrimet e tyre pasi udhëheqim subjekte politike, përgjegjësia jonë është që të marrim vendime dhe ato duhet ti dinë qytetarët – ka deklaruar Zaev.
(B.B/ Faxweb.al)